Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga galeria e Arteve Digjitale në Korçë, e cila ka çelur ekspozitën e re ““Van Gogh-The Immersive Experience”.
“Galeria e Arteve Digjitale në Korçë shfaq ekspozitën plot ngjyra në një eksperiencë të veçantë “Van Gogh-The Immersive Experience”, Korça ju pret”, shkruan Rama.
Prej mbrëmjes së djeshme në galerinë e Arteve Digjitale në Korçë po shfaqen pikturat e “jetësuara” përmes artit digjital të “Van Gogh”.
“Van Gogh-The Immersive Experience” do të shfaqet për publikun deri më 23 qershor.
Po ashtu, do të shfaqet dhe filmi “Loving Vincent” në datat 22-24 mars, ora 20:45. Biletat mund të rezervohen online në faqen www.gadk.al./ata