Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë për një tjetër projekt-rezolutë armëpushimi, këtë herë duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Teksti i ri, sipas versionit të publikuar nga Agence France-Press (AFP), e shikon këtë hap si rruga për arritja e një armëpushimi më të gjatë, pse jo edhe përfundimtar.
Projektrezoluta parashikon edhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, si dhe heqjen e të gjitha barrierave për ofrimin e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë.