Mbahet sot seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku avokatët e Berishës shkojnë në GJKKO.

 

Sot do të shqyrtohet në Apel kërkesa e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar në masën ‘arrest shtëpie’.