Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e investime të huaja në 2023 shënoi shifrën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Për tremujorin e katërt të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 402 milionë euro, me rritje vjetore prej 3.6%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 26%.

Më pas renditet sektori i ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, vijon me sektorin e hidrokarbureve, në masën 16%, sektorin e energjetikës, në masën 10%, si dhe komunikacionit, në masën 4%./ata