Në vitin 2022 volumi i mallrave të ngarkuara e shkarkuara në porte është 3804,5 mijë tonë, duke u ulur me 20.6 %, krahasuar me vitin 2021.

 

Instituti i Statistikave (INSTAT), bën të ditur se ndryshe nga volumi i mallrave të përpunuara në port, numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë detare është rritur me 58.4%.

 

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT numri i pasagjerëve arriti në 1 367 008.

 

Ndërkohë, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1682,9 tonë, duke u rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

 

Edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2022, 78.9% duke arritur në 5 238 302 pasagjerë, krahasuar me vitin 2021.

 

Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 19.983 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 20.4 %, krahasuar me vitin 2021.

 

Të njëjtin trend kishte dhe numri i pasagjerëve që udhëtuan në linjat hekurudhore. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë hekurudhore është 10 604 pasagjerë, duke u ulur me 55.8%, krahasuar me 2021-shin.