Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën pjesë 6 kompani, ndërkohë që fitues është shpallur kompania “A & E ENGINEERING“, një nga operatorët ekonomikë që ofertoi çmimin më të lartë. Më konkretisht, 4 nga kompanitë pjesëmarrëse propozuan një çmim më të ulët, por janë vlerësuar me më pak pikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

 

 

Ndërkaq, oferta fituese është shumë pranë fondit limit prej 81.83 mln lekë të vendosur në dispozicion nga ARRSH për kryerjen e këtij shërbimi. Referuar kritereve të tenderit, pas nënshkrimit të kontratës kompania do të ketë në dispozicion 22 muaj për hartimin e projektit. Kjo do të thotë se vetëm pas 2 vitesh do të mund të hapet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërkohë që kohëzgjatja e tyre ende nuk dihet.Gjatë shpalljes së garës, në dokumentet e tenderit thuhej se ky është një nga akset më të rëndësishëm jo vetëm rrugorë, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Ai është pjesë e Korridorit VIII, duke lidhur Portin e Durrsit me Qafë Thanën. Sipas dokumente të tenderit, unaza aktuale e qytetit të Elbasanti, nuk ka parametrat e nevojshëm për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar.

 

“Prandaj dhe është më se e nevojshme studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane, rritjen e kapacitetit të lëvizjes së trafikut përgjatë korridorit VIII si dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe të banorëve të zonave përreth, që ndikohen nga ky aks rrugor”, – thuhej ndër të tjera në dokument./Scan

 

1. BOE “ARCHICPHACE” & “TAULANT SHPK” & “A V E CONSULTING”
Oferta          73,495,346.28 lekë, pa TVSH
2. BOE “P.C.S.COMPANY” & “INVICTUS” & “STUDIO-REBUS”& “HYDRO-ENG-CONSULTING”
Oferta          74,905,000.00 lekë, pa TVSH
3. BOE “SEED CONSULTING” & “ATELIER 4” & “DERBI-E”
Oferta          75,294,000.00 lekë, pa TVSH
4. BOE “INFRATRANSPROJECT” & “ENGINEERING CONSULTING GROUP”
Oferta          78,840,000.00 lekë, pa TVSH
5. OE “A & E ENGINEERING sh.p.k”
Oferta          81,460,000 Lekë pa TVSH
6.“GJEOKONSULT & CO”
Oferta          81,800,000.00 lekë, pa TVSH