Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, deputetë dhe kryetarët e bashkive Lushnjë, Fier dhe Divjakë, respektivisht Eriselda Sefa, Armando Subashi dhe Josif Gorrea, prezantuan masat mbështetëse dhe risitë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.

Denaj tha se, “iu përgjigjëm pyetjeve të fermerëve, bletarëve e blegtorëve, për të siguruar një proces të mbarë e më cilësi për aplikimet e Skemës që çelen në datën 27 mars”.

Qeveria miratoi në fillim të këtij muaji Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024, me 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh, aplikimet e së cilës pritet të nisin më 27 mars.

Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon kostot e drejtpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura ekonomike.

“Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhim”, tha Denaj./ata