Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mirëpriti në një vizitë zyrtare ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue së bashku me ekipin e saj.
Gonxhja tha se, në fokus të këtij takimi ishte njohja me vizionin dhe misionin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Një takim me diskutime mbi sfidat tona, për rritjen e bashkëpunimit mes shteteve tona, me interes reciprok, në fushën ekonomike dhe kulturore”, u shpreh Gonxhja.
“Ne synojmë të rrisim turizmin dhe tregtinë, të shkëmbejmë praktika të mira në sektorët që sjellin përfitime të qëndrueshme dhe në respekt të politikave respektive zhvillimore”, deklaroi ministri Gonxhja./ata