Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë sot në takimin e dytë online me temë “Një Shtet, Një Produkt Prioritar” (OCOP), së bashku me drejtorin e përgjithshëm të FAO-s, Qu Dongyu, përfaqësues të tjerë të organizatës dhe anëtarë të komitetit drejtues, mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.

Denaj tha se, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) është një partner i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare.

Sipas saj, në takim diskutuan lidhur me ndërtimin e zinxhirëve më të fortë të vlerave ushqimore për Produktet Bujqësore Speciale (SAP) në Shqipëri.

Ministrja infomon se gjatë takimit, u fokusua në prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e gështenjës në Tropojë, si një nismë konkrete që po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm.

“Së bashku ndihmojmë në pakësimin e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike, rrisim qëndrueshmërinë e bujqësisë dhe forcojmë sistemet agroushqimore”, tha Denaj./ata