Në qytetin e Durrësit vijon puna për ndërtimin e  kopshtit të ri “Isuf Ferra” si dhe të rikonstruksionit të palestrës, që ndodhet pranë këtij kopshti dhe shkollës me të njëjtin emër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet, investime që janë pjesë e programit CIS me Fonde të qeverisë së Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar, zbatuar nga UNDP.

“Një tjetër folezë e dijes po rilind në Durrës, kopshti i ri “Isuf Ferra” së bashku me palestrën e shkollës me të njëjtin emër, do të hapin dyert shumë shpejt me kushte bashkëkohore, për të pritur 80 fëmijë dhe 400 nxënës”, shkruan Rama.

Pas përfundimit të punimeve fëmijët dhe nxënësit do të kenë ambiente me standarde bashkëkohore. Palestra do t’i shërbejë përveç nxënësve të shkollës edhe komunitetit të zonës./ata