Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje angazhimin e përbashkët për mbështetjen e shërbimit veterinar ndërsa priti zyrtarin e Unionit Evropian të Veterinarëve.

Denaj së bashku me presidentin e Urdhrit të Veterinerëve në Shqipëri, Ervin Resuli, pritën Dr. Jan Bernardy, zëvendëspresidentin e Unionit Europian të Veterinerëve (UEVP), gjatë vizitës së tij në Shqipëri me rastin e veçantë të Ditës Kombëtare të Veterinarisë.

“Diskutuam rolin dhe funksionet e Urdhrit të Mjekëve Veterinarë në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Europian duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së veterinarisë, si një degë kyçe jo vetëm për blegtorinë, por edhe për mirëqenien e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo vizitë e zëvendëspresidentit të UEVP në Shqipëri theksoi angazhimin e përbashkët për të avancuar dhe mbështetur shërbimin veterinar, duke hapur mundësitë për të shkëmbyer eksperienca dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shtete të tjera të BE-së, drejt një të ardhme më të mirë në kujdesin,  mbrojtjen e kafshëve dhe të shëndetit publik./ata