Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) hapi thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.
Ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe.
QKLL shkroi në faqen online se, thirrja është pjesë e përhershme e politikave të saj, për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë.

Kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi, i cili duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit.

Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin dhe financimi i plotë apo i pjesshëm i përkthimit të  veprës, siguruar nga QKLL, do të transferohet në llogarinë e botuesit.

Fituesit do të bëhen publikë gjatë muajit maj, ndërkohë që afati për dorëzimin e aplikimit duhet kryer brenda datës 26 prill 2024./ata