Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rehabilitimi dhe shtrimi me asfalt i rrugës Ninësh-Damës në Fratar të Mallakastrës.

Kryetari i bashksië së Mallkastrës, Qerim Ismailaj, në një inspektim të kësaj rruge para disa ditësh, ku ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i PS të qarkut Fier, Taulant Balla, u shpreh se, ky segment është planifikuar krahas segmenteve të tjera rrugore nga buxheti i bashkisë Mallakastër si financim gjatë viteve 2023-2024.

Qerimaj tha se, aktualisht po punohet edhe në segmente të tjera në Mallkastër, të cilat pritet të përfundojnë brenda datës 2 prill, për të vijuar më pas me akse të tjera që pritet të tenderohen gjatë vitit 2024.

Ismailaj tha se, vazhdojmë më rikonstruksionin e qendrës së dytë më të rëndësishme që është Fratari, rrugës e brendshme të Fratarit.

Balla u shpreh se, “këtë vit lajm i mirë për Fratarin është edhe shkolla. Është një investim shumë i madh i buxhetit të shtetit, e cila do ta bëjë një shkollë me standardet më të mira, siç është një shkollë në qendër të Tiranës, do të jetë edhe shkolla e Fratarit”.

Ismailaj nënvizoi se, Bashkia Mallakastër me mbështetje edhe të qeverisë shqiptare do të vazhdojnë zbatimin e të tjerë projekteve , me qëllim lehtesimin e jetesës së banorve dhe zhvillimin e Mallakastrës./ata