Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shit-blerje votash. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Premtuesi” është vënë në pranga 52-vjeçari Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin Agron Duraj, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Këta persona janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.