Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial.

Të apasionuarit pas ecjen në natyrë dhe sporteve do të mund të shfrytëzojnë kurdoherë hapësirat e gjelbra të këtij parku.

“Mirëmëngjesi. Nga një tjetër investim i realizuar me sukses. Tashmë Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED, të cilat ndihmojnë edhe në kursimin e energjisë. Bravo ekipi”, shkruan Veliaj./ata