Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se me me Konceptin e ri Strategjik të miratuar në Samitin e Madridit, NATO përcaktoi prioritetet, detyrat kryesore dhe qasjet e Aleancës për dekadën e ardhshme.

Peleshi vuri në dukje se për vendin tonë koncepti është udhërrëfyes.

“Për Shqipërinë, si anëtare e NATO-s, ky Koncept Strategjik është një udhërrëfyes i rëndësishëm për të ndjekur dhe për të përshtatur politikat dhe strategjitë e saj të sigurisë në përputhje me synimet dhe detyrat e përcaktuara”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe përkushtimi ndaj mbrojtjes kolektive është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe përtej tij”, theksoi ministri i Mbrojtjes./ata