Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në 21 shtator për shkak të mungesës së avokatit të kompanisë Albtek Energji.

 

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 21 shtator seancën ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.

 

 

Shkak u bë mungesa e avokatit të kompanisë Albtek Energji, i cili duhet të paraqiste edhe konkluzionet e mbrojtjes.

 

Avokati ka paraqitur si shkak për shtyrjen një takim që kishte në ambasadë.

 

Paraqitja e mbrojtjes së shoqërisë përfundon gjykimin dhe me pas gjykata pritet të shpallë vendimin.