Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın do të takohet sot me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Gjatë takimit do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, luftërat në Ukrainë dhe Gaza, lufta kundër DEASH-it dhe PKK-së si dhe vizita e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në SHBA më 9 maj./aa