Ushtarët e Putinit janë përballur me pasojat që sjell ekspozimi ndaj rrezatimit pasi hapën çadrat në një pyll pranë impiantit bërthamor të Çernobilit ku ndodhi katastrofa nukleare.

 

Ukrainasit që jetojnë pranë Çernobilit kanë treguar sesi ata i paralajmëruan armiqtë e tyre rusë për rreziqet, pavarësisht se erdhën si pushtues një vit më parë. Por, ata gjithsesi janë parë edhe të peshkojnë në dhomat e ftohjes së reaktorit.

 

Sipas raportimeve, ushtarët rusë kaluan rreth dy javë pranë reaktorit nuklear në mars të vitit të shkuar. Reaktori në fjalë, 37 vite më parë shpërtheu duke bërë që materiali i bërthamës të përhapej në ambient.

 

Ukrainasit tani tregojnë se burrat e Putinit kaluan nga Bjellorusia dhe bënë gati pozicione mbrojtëse në Pyllin e Kuq, i cili e mori emrin nga ngjyra që pemët morën pas katastrofës nukleare.

 

Disa thonë se rusët e zgjodhën me qëllim zonën sepse e dinin që nuk do të sulmoheshin nga predhat e Ukrainës. Ushtarët rusë kaluan dy javë në një territor 6 milje nga reaktori bërthamor Nr.4, ku fjetën, hëngrën dhe pinë.

 

“Ky është vendi më i rrezikshëm në zonën speciale sepse nëntokë ka mbetje nukleare,” shprehet për Sunday Times Oksana Pyshna.

 

Dy javë më pas, rusët u larguan për të bërë sulmin që në fakt dështoi në Kiev, herët në prill duke e lënë Çernobilin në qetësinë që mbizotëron prej vitesh tashmë.