Dillon Reeves 13 vjeç ka parandaluar një aksident në SHBA, duke ndalur në kohë autobusin e shkollës, pasi vuri re se shoferja nuk po ndihej mirë.
"Nuk po ndihem mirë, më duhet të ndaloj" dëgjohet të thotë shoferja teksa disa sekonda më vonë asaj i bie të fikët, fjali e cila është dëgjuar nga Dillon dhe ai menjëherë ka shkuar pranë saj dhe ka shtypur frenat duke ndaluar autobusin, duke shpëtuar kështu veten dhe pasagjerët e tjerë.
Më pas ai ju ka thënë atyre të thërrasin ambulancën. Ky akt është cilësuar si heroik në qytetin e tij në Michigan.