Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me gjobë 100.000 lekë  klubin e futbollit “Apolonia”, pasi tifozët e saj gjatë ndeshjes së javës së fundit hodhën sende në fushën e lojës.

Sipas vendimit, gjoba do të aplikohet në masën 50%. “FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve,  dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%”, bën të ditur FSHF.

“AF Elbasani, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%. KF Lushnja, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vora, Xhuljo Tabaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanët, Albi Alushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit”, përfundon njoftimi i FSHF./ata