Duke folur për ndeshjen Getafe-Barcelona, ​​që u mbyll me rezultatin 0-0, trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez, u shpreh se “fajin” e kishte fusha.

 

Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku theksoi se fusha e dëmtoi ndeshjen e tyre.

 

“Gjendja e barit na ka kushtëzuar, u stërvitëm në fushë të thatë dhe u kritikova që e vura në dukje, tani e pa e gjithë bota. Pra, të luash në këto fusha e dëmton shfaqjen”, tha Xavi.