Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se përmes politikave mbështetëse synohet përthithja e të rinjve në sipërmarrjet bujqësore.

 

Ministrja solli shembullin e Mikelit, 26-vjeçarit nga Dimali që dijet e fituara në shkollë ka vendosur t’i vërë në praktikë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit.

 

“Mikeli është student në vitin e fundit të Masterit për Shkenca Agronomike në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Fillimisht ka nisur fakultetin për Ekonomi por e ka lënë këtë degë për të vijuar në Agronomi”, u shpreh Krifca.

 

Ministrja tha se Mikeli zgjodhi këtë degë për të mbështetur fidanishten e familjes me një eksperiencë më profesionale.

 

“Dëshiroj që eksperiencën dhe dijen e fituar në shkollë ta vendosë në praktikë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit”, tha Mikelin Kule, 26-vjeçari nga Dimali.