Në vijim të punës për rivitalizimin e skarpatave në shkallën e Tujanit, po kryhen procese të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve të copëtuar në zonën e grumbullimit të tyre.
Për të realizuar punimet Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se, në segmentin nga Km3+853-Km 3+904, Km 3+904–Km 3+970, më datë 30.03.2024 nga ora 13:00 deri në orën 15:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore.
Sipas ARRSH, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe menaxhimin e trafikut.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./ata