Partia Socialiste ka prezantuar listën e këshilltarëve në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Në takimin e zhvilluar drejtuesi politik i qarkut Korçë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e vuri theksin tek ndarja me të shkuarën.

 

“Është shumë e rëndësishme në këtë moment për të bërë përfundimisht ndarje me të shkuarën. Jo më kot kemi zgjedhur një slogan kuptimplotë “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa” sepse rasti dhe rrethanat e kanë sjellë që ende në skenën politike ka influenca që synojnë të mbajnë peng zhvillimin”, theksoi Peleshi.

 

Peleshi tha se është tepër e rëndësishme për të ecur me ritmet e duhura dhe për të vijuar projektet që do ta çojnë Korçën në një tjetër nivel.

 

Më tej kreu i bashkisë, njëherazi kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Sotiraq Filo listoi projektet madhore që e kanë ndryshuar Korçën duke e bërë një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.

 

Ai nuk la pas edhe projektet madhore që do t’i japin më shumë jehonë kryeqendrës së juglindjes.