Pedagogët po mbajnë një protestë në Korpusin Universitar, pasi kërkojnë rritje të rrogës dhe kushte më të mira në punë.

 

 

Sindikata e Pedagogëve lajmëro protestën një ditë më parë për të treguar që vijojnë të vendosur për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

 

Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët, për të ngritur zërin dhe për shqetësimet e tyre, një ndër to çështja e tarifave.

 

 

Universitete po përballen me boshatisjen e auditoreve nga studentët, të cilët po zgjedhin që të shkollohen jashtë vendit, por dhe me largimin e pedagogëve për shkak të pakënaqësive.