Tirana tashmë është kthyer në atraksion për produksione të mëdha të huaja, të cilat e kanë vendosur kryeqytetin tonë në hartën e tureve ndërkombëtare.
I tillë është dhe rasti i Las Vegas Magic Festival, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë ekskluzivisht në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.
Këta janë iluzionistë me një seri çmimesh prestigjioze si “Merlin”, ekuivalente të çmimeve “Oscar”, “Guinness” etj.
Ato do të shihni si do shfaqet nga hiçi një helikopter i vërtet. Do të ndiqni sesi objektet do të kthehen në hi përpara syve tuaja, njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera të pabesueshme që tejkalojnë çdo ligj fizike apo logjike.
Las Vegas Magic Festival do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjeve, të rinjve e kujtdo tjetër fundjavën e 5, 6 dhe 7 prillit.
Një shfaqje ekskluzive dhe e veçantë për të gjithë, që pa dyshim nuk duhet humbur./ata