Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rindërtimin e saj, e cila do të ketë hapësira moderne, njësoj si të gjitha shkollat e tjera të rindërtuara në Tiranë.

“Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, e cila do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, tha Rama.

Rindërtimi i shkollës është financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD. Kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor./ata