Në ambientet e Trapezarisë në Parkun Arkeologjik Kombëtar Bylis u çel ekspozita me foto nga thesaret e ikonografisë që ruhen ne Muzeun Ikonografik Onufri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, ky aktivitet vjen si bashkëpunim mes dy institucioneve në nderim të 100-vjetorit të fillimit të gërmimeve arkeologjike nga Leon Rey.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj si një mundësi e mirë për të promovuar Muzeun Ikonografik Onufri në një nga parqet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri./ata