Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informoi sot se bari “Ventolin Evohaler, box x flacon x200 doses” është gjendje në farmacitë e rrjetit të hapur, nga data 15 shkurt.

Referuar sistemit të të dhënave të importeve, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton se bari aktualisht qarkullon në farmacitë e rrjetit të hapur dhe mund të merret si nga pacientët që përfitojnë barna me rimbursim, ashtu edhe nga pacientë me përshkrimin e mjekut.

Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informoi se gjatë kësaj periudhe është importuar në mënyrë të rregullt edhe bari “Buto Asma” si alternativë e dytë bari në rimbursim./ata