ku inspektoi sot aksin Orikum-Dukat, ku punimet janë drejt përfundimit.
Për të inspektuar punimet ishte edhe drejtori i sapoemëruar i ARRSH, Gentian Gjyli, i cili tha se kjo rrugë do të ndihmojë shumë turizmin, banorët e zonës, por i shërben edhe Aeroportit të Vlorës.
Gjyli theksoi, se ky aks me gjatësi 14.7 kilometra do të jetë i kalueshëm nga qytetarët.
Balluku tha se, “kjo përveçse është një rrugë e kategorisë C, do të përmbushë të gjitha parametrat për t’u lidhur edhe me pjesën e rrugës së re që ndërtohet matanë Orikumit, edhe me tunelin e Llogorasë. Do të mbajë të gjithë fluksin e trafikut që do të vijë edhe nga aeroporti i Vlorës për në drejtim të jugut. Nga ana tjetër kjo rrugë është edhe panoramike”.
Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me Tunelin e Llogorasë./ata