Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.

Rama thekson se po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria.

Kryeministri thekson se ky projekt do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që është shkaktuar nga ndotja si pasojë e aktivitetit tregtar pa standarde prej shumë dekadash.