Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi fton të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

“Nuk ka kohë më të mirë për të bërë një hap drejt një karriere të suksesshme si ushtar apo detar profesionist në Forcat e Armatosura”, u shpreh Peleshi.

Ministri tha se, “me 389 pozicione të lira në dispozicion, është koha për të nisur një përvojë mbresëlënëse zhvillimi dhe krenarie, duke u bërë versioni më i mirë i vetes”.

“Regjistrohu sot për të filluar rrugëtimin drejt një të ardhmeje të re”, u shpreh Peleshi.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë MM është deri më 12 prill 2024./ata