Deputetja e Partisë Demoratike dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend, Jorida Tabaku shkruan sot, në ditën e përvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, se, ndërsa festojmë këtë ditë, duhet të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë.

Në rrjetin social X (ish-Twitter) ajo shprehet se “kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë, por të kërkojmë më shumë”.

Postimi i plotë:

Ndërsa festojmë 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO le të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë. Kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë, por të kërkojmë më shumë: jo thjesht anëtar por partner dhe kontribues në këto kohë të turbullta. Modernizimi FA&roli rajonal duhet të jetë prioritet./ata