Ministra e Arsimit Evis Kushi ka dhënë lajm të mirë për të gjithë maturantët që duan të nisin studimet e larta.

 

 

Kushi u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u or vendim që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare të caktuara nga Minsitria e Arsimit, do të mbeten nga qeveria me një bursë të barasvlefshme me pagën minimale.

 

Kushi: Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim, që është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale.

 

 

Ky vendim i qeverisë vjen si pasojë e pakësimit të studentëve në disa degë siç janë ato të bujqësisë apo mësuesisë.