Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi se, “qeveria po punon që në gjysmën e dytë të vitit 2024, të rrisë në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”.

Mazniku theksoi se, “në këtë përpjekje edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve tanë”.

Ai tha se, në takimin e zhvilluar bashkë me kolegët e Ministrisë së Financave, diskutuam edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do prezantohet financimi mbi bazën e performancës.

“Bashkitë që kanë rezultate më të mira do të marrin më shumë para”, theksoi Mazniku./ata