Bjellorusia filloi dje një stërvitje ushtarake tre-ditore në rajonin Grodno në kufi me Lituaninë dhe Poloninë, si dhe Gomel në kufi me Rusinë dhe Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha në Telegram se stërvitja synon adresojë çështjet e sigurisë dhe mbrojtjen e objekteve në ato rajone, duke përgatitur gjithashtu ushtarët për të zbatuar masat e ligjit ushtarak "me përfshirjen e milicive vullnetare".

Duke qenë një aleate e ngushtë e Rusisë, Bjellorusia është goditur nga sanksionet perëndimore për mbështetjen e dhënë për luftën e Moskës ndaj Ukrainës.

Analistët ushtarakë dhe udhëheqësit lokalë kanë sugjeruar se Lituania dhe Polonia mund të jenë objektiva për lëvizjet e ardhshme ushtarake nga Rusia./aa