Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të njohur me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”, janë dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Ndërsa ka mbetur i plagosur Talha Ali, i cili është dërguar në spital.

 

Makina tip Audi A6, me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, është gjetur e shkrumbuar në lagjen Shuto Orizare.

Mjeti rezulton me targa të vjedhura dhe brenda tij u gjetën dy celularë të djegur.

Autorët me maska rreth orës 20:11 hapën zjarr ndaj Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të cilët ndodheshin brenda një lokali. Ata humbën jetën në vendin e ngjarjes.

 

Më pas, autorët u larguan me Audin, të cilit i vendosën flakën në rrugën “Washingtonska”