Një pjesëtari të Policisë Kufitare të Kosovës i është djegur vetura herët në mëngjes në Mitrovicën e Veriut.
Incidentin e ka konfirmuar për Anadolu zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
"Sot në mëngjes rreth orës 5 e 30 ka ndodhur një sulm i fshehtë në veturën e një pjesëtari të policisë kufitare të Kosovës", ka thënë Elshani.
Ai shtoi se për momentin nuk ka asnjë të dyshuar dhe policia është duke punuar në hetimin e këtij rasti.
Sipas mediave lokale, pronari i automjetit të djegur është një polic i komunitetit serb, i cili nuk është larguar nga Policia e Kosovës kur serbët vendas u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022./aa