Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, zhvilluan sot një takim për të diskutuar mbi projektet e ardhshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Ballanca e uroi Sahin për detyrën e re, teksa shprehur besimin për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi.

Ballanca tha se, diskutimet u fokusuan në sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në vend dhe rritjen e bashkëpunimit, si një hap i rëndësishëm drejt një përmirësimi të qëndrueshëm të mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri.

“Angazhimet e marra në këtë takim janë shprehje e vullnetit të përbashkët për veprime konkrete në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, u shpreh ajo./ata