“UEFA Goalkeeping B”, trajnerët e portierëve nga Inter e Juventus mbajnë leksione online

“UEFA Goalkeeping B”, trajnerët e portierëve nga Inter e Juventus mbajnë leksione online

 

Të dy ndan me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre disa vjeçare dhe në fund iu përgjigjën edhe pyetjeve të drejtuara nga kursantët.

Në një prononcim për fshf.org, specialisti i departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj, foli për rëndësinë e kursit “UEFA Goalkeeping B” dhe theksoi se të ftuarit specialë nga FSHF e rrisin akoma më shumë nivelin e kursit.

“Jemi në fazën e dytë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, i cili është një kurs shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Përveç licencimit të trajnerëve të portierëve të cilët i kemi një pjesë të konsiderueshme të Superiores dhe Kategorisë së Parë, tashmë kemi edhe të akademive ku plotësimi me këtë licencë është një detyrim nga UEFA. Vazhdon puna edhe në sallë dhe në fushë. Në sallë sot paradite në pjesën e parë të programit kemi të ftuar, Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe një nga më të shquarit në Itali. Përveç punës të mirë dhe të gjatë si përgatitës portierësh është edhe një lektor mjaft i saktë dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme çka e rrit edhe më tepër nivelin e kursit “UEFA Goalkeeping B” që zhvillon FSHF. Në pjesën e dytë kemi të ftuar, Manuel Amorosso, i cili është trajneri i portierëve në akademinë e Interit. Edhe ky është një emër i shquar në përgatitjen e portierëve”, – tha specialisti i departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj.

Edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, është i ndarë në 5 blloqe dyditore dhe do të zgjasë 7 muaj./ata

Artikuj të ngjashëm

Advertisement