Në Golem ka nisur puna për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Irakli Bozo”.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga nisja e punimeve.
“Në Golem hidhen themelet për ndërtimin e shkollës “Irakli Bozo”, e cila do t’i japë komunitetit të zonës një godinë me standarde për nxënësit dhe stafin arsimor”, tha Rama.
Godina e shkollës “Irakli Bozo” u shpall e papërdorshme nga Instituti i Ndërtimit, ndaj ajo u shemb për t’u rindërtuar nga e para.
Nxënësit dhe stafi mësimor do të kenë në përfundim të punimeve ambiente bashkëkohore për zhvillimin e një procesi më të mirë shkollor.
Me buxhetin e këtij viti do të përfundojmë investimet në 30 shkolla, si dhe do të hapen kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug./ata