Izraeli pranoi rritjen e ndihmave humanitare ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë dhe në të cilin vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori e deri më tani.

Televizioni shtetëror izraelit KAN, njoftoi se në Kabinetin e Luftës janë marrë masa për rritjen e ndihmave në rajon për krizën humanitare në Gaza.

Vihet në dukje se ndihmat humanitare do të lejohen përkohësisht të dërgohen në rajon përmes Portit Ashdod dhe Pikës Kufitare Beit Hanoun (Erez) dhe se ndihmat që vijnë përmes Jordanisë mund të kalojnë më shumë përmes Pikës Kufitare Karem Abu Salem (Shalom).

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, në bisedën e tij telefonike që zhvilloi dje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se sulmet kundër punonjësve të ndihmës humanitare që punojnë në Gaza janë "të papranueshme" dhe se ndihmat e ardhshme që SHBA-ja do të sigurojë për Izraelin do të jenë të lidhura "me hedhjen e hapave për mbrojtjen e civilëve"./aa