Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, është rikuperuar.
Pas problemeve të rënda shëndetësore që kaloi pak muaj më parë, ku qëndroi i shtruar në spital, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ish-kryeministri Nano duket se është përmirësuar.
Ka qenë mjeku Pajtim Lutaj i cili ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një darkë së bashku.
‘Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë.’- shkruan Lutaj.
Ish-kryeministri Fatos Nano qëndroi rreth një muaj i shtruar në spital nga 24 gushti deri më 20 shtator.
Nano po përballej me një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.