Nje grup auditimi i KLSH ka mbërritur prej pak ditësh në Bashkinë e Vlorës dhe ka si objekt kontrollin e dokumentacionin për landifillin e ri të Sherishtës, i cili ende nuk është vendosur në funksion.

Në dokumentin e siguruar eksluzivisht nga Report tv, thuhet se objekt i auditimit dy mujor është evidentimi i shkeljeve ligjore e financiare.

“Realizimi i projektit në krahasim me ato të përcaktuara në marrëveshje me huadhënsit. Mbi menaxhimin e financiar të projektit, shkallën e realizimit të disbursimeve financiare të fondeve kundrejt nivelit të programuar”, thuhet ne dokument.

Katër inspektorët e KLSH, kryesuar nga Artan Topjana do të qendrojnë në zyrat e bashkisë deri në fund të Majit, ku do të kontrollojnë çdo shkrese që nga prokurimet e deri tek kontratat me privatin per ndertimin e landifillit te ri.

 

Landfilli i Sherishtës ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës dhe duhej të kishte përfunduar në vitin 2021. Tenderin për ndërtimin e tij e kishte fituar kompania “ITS” e Klodian Zotos, i cili është në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Punimet ishin ndërprere nga 2021 deri në tetor të vitit 2023, kur Bashkia e Vlorës njoftoi se ka shkëputur kontratën me subjektin privat dhe “Sherishta” kaloi pronësi të Bashkisë. Pritej qe landfilli te hapej kete muaj, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur!