Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot 12 fituesit e fazës finale të Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë.
431 nxënës u përballën në fazën e fundit të kësaj olimpiade nga i gjithë vendi, duke shënuar një numër rekord të pjesëmarrësve në Vitin e Gjuhës Shqipe, theksoi Manastirliu.
Vendi i parë u fitua nga Amber Spahi, gjimnazi “Qemal Stafa”.
Vendi i dytë u fitua nga nxënësit Sara Leka, gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë, Klevis Korriku, gjimnazi “Shote Galica”, Krujë, Siriana Salliu, gjimnazi Krrabë, Tiranë, Giorgia Aliaj, gjimnazi “Rreze Drite”, Tiranë dhe Nasira Terziu, gjimnazi “Turgut Ozal”, Durrës.
Vendi i tretë, u fitua nga Nikolë Çobani gjimnazi “Don Bosko”, Tiranë, Evelita Prela, gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë, Sindi Meço, gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Korçë-Pustec, Gladiola Bozhaj, gjimnazi Numani, Fier, Kenza Gjyzeli, gjimnazi “Hafiz Ibrahim Dalliu”, Tiranë dhe Fjordi Toti, shkolla “Harry Fultz”, Tiranë.
Pjesëmarrja e lartë dhe arritjet e tyre janë një tregues i përkushtimit dhe dashurisë së gjimnazistëve tanë ndaj Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, nënvizoi Manastirliu./ata