Deputetët e PD kanë kërkuar këtë të enjte pezullimin e përjashtimeve nga seancat plenare për disa kolege të tyre.
Në një shkresë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, ata kërkojnë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit me qëllim, pezullimin e vendimit për deputetët demokratë.
Kujtojmë se 6 deputetë demokratë u pezulluan nga sencat plenare në mbledhjene Komisionit të Etikës ditën e martë.
Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli u përjashtuan nga seancat plenare të Kuvendit për shkelje të etikës dhe bllokimin e foltores së Kuvendit.