Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në Irakun verior, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët janë shënjestruar në rajonet Metina dhe Gara nëpërmjet sulmeve ajrore, tha ministria në X.

“Forcat tona të Armatosura heroike turke do të vazhdojnë të shkatërrojnë strehët e terroristëve me këmbëngulje dhe vendosmëri”, shtoi ajo.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit në Irakun verior për të komplotuar sulme terroriste në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./aa