Ministria e Jashtme e Türkiyes deklaroi sot se vendi qëndron në solidaritet me popullin dhe qeverinë e Kazakistanit pasi përmbytjet shkatërruese kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajone të shumta të vendit aziatik.
"Jemi thellësisht të pikëlluar nga përmbytjet shkatërruese në rajone të ndryshme të Kazakistanit”, tha ministria.
Katastrofa ka shkaktuar “dëme serioze”, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.
Duke shprehur ngushëllime të përzemërta “popullit dhe qeverisë së Kazakistanit”, ministria tha se Türkiye është “e gatshme të ofrojë çdo ndihmë” për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes dhe për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi./aa