“Felice in Albania” titullohet kënga e vogëlushes italiane Sharon Dormi, e cila u vlerësua me çmimin “Little Star” në edicionin e tretë të festivalit të fëmijëve “Twinkle-Twinkle”, që u organizua në Tiranë nga 29-31 mars.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këngën e kënduar në festival nga vogëlushja italiane, që prej disa muajsh jeton në Vlorë.
““Felice in Albania”, një këngë dedikuar Shqipërisë, nga vogëlushja italiane Sharon Dormi e cila prej disa muajsh jeton në Vlorë, dhe ka qenë pjesëmarrëse e festivalit për fëmijë “Twinkle-Twinkle”, ku është vlerësuar me çmimin “Little Star””, shkruan Rama.
Festivali “Twinkle-Twinkle” u zhvillua në sallën “Tonin Harapi” pranë liceut artistik “Jordan Misja” Tiranë, me mbështetjen e bashkisë së Tiranës.
Në të tre edicionet e festivalit janë sjellë rreth 100 këngë të reja në repertorin e këngës për fëmijë dhe adoleshentë./ata